Edhe dy ditë diaspora ka afat për t’u paraqitur për Zgjedhjet parlamentare, ekziston mundësia për anulim

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) sot ka raportuar se deri më tani janë paraqitur vetëm 4,299 shtatas që duan të votojnë në botë, transporton Portalb.mk.

Të mërkurën mbaron afati për regjistrimin në diasporë, ku numri duhet të arrin deri në 6,540 aplikues, si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve në diasporë. Qytetarët me të drejtë votë mund të regjistrohen në faqen www.dijaspora.sec.mk deri më 11 mars.

Më shumë aplikues janë paraqitur nga Melburni (468) dhe Berlini (418).

Zgjedhjet e parakohshme në diasporë do të mbahen më 11 prill, një ditë para atyre në vend, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në përfaqësitë diplomatike-konsullore(PDK) të RMV-së.

Shtetasit e RMV-së që gjenden jashtë vendit, mund të kontrollojnë Listat zgjedhore nga 26 shkurti deri më 11 mars, fizikisht në hapësirat e PDK-ve të RMV-së dhe në faqen e internetit www.sec.mk.

LEXO: 1,430 aplikime janë pranuar për votim në diasporë, vazhdon afati
LEXO: Diaspora mund të regjistrohet dhe të kontrollohet në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button