Shqipëria anuloi fluturimet për dhe nga disa aeroporte në Itali

19 linja nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas janë anuluar prej ditës së sotme. Vendimi është marrë nga autoriteti i Aviacionit Civil.

Pasagjerët në aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, të cilët kishin kaluar kontrollet dhe prisnin vetëm të hipnin në aeroplan, u kthyen mbrapsht, raporton TopChannel.

Ndalesat vlejnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportet e Malpensas, Bergamos, Bolonjës, Firences, Genoas, Perugias, Pisas, Riminit, Venecias dhe Veronës.

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

Por, ndërsa mbështesin masat parandaluese për zonat e kuqe, kompani si “albawings” kanë marrë masat për të reduktuar frekuencën e fluturimeve por kanë paqartësi për disa destinacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button