Abetarja e unifikuar jepet falas për nxënësit e Maqedonisë

Programi Unik Shqiptar (PUSH) ka informuar se qendra e saj në Uashington ka vendosur të financojë shpërndarjen e Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe të gjithë filloristëve shqiptarë në Maqedoni.

PUSH ka bërë të ditur gatishmërinë e saj për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha organizatat joqeveritare që do të ofroheshin për të ndihmuar në realizimin sa më të mirë të këtij projekti. 

Deri më tani, PUSH nuk ka lidhur bashkëpunim zyrtar me asnjë organizatë apo shoqatë qytetare në Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button