Arben Vitia: Në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus

Komiteti për koordinimin e vlerësimit të situatës lidhur me koronavirusin ka mbajtur takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në Kosovë lidhur me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se deri më tani në Kosovë nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me këtë virus, njofton Klan Kosova.

“Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me koronavirusin mbajti sot takimin e rregullt në të cilin ka shqyrtuar situatën në vend dhe përgatitjet që janë bërë për t’u ballafaquar”.

“Raste me këtë virus janë konfirmuar në të gjitha vendet fqinje. Pa i llogaritur pesë rastet që po testohen sot, në Kosovë nuk ka raste të koronavirusit të konfirmuara. Deri tani janë testuar 57 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative”.

“Komiteti vendosi sot për ngritjen në nivel më të lartë të gatishmërisë ndaj koronavirusit dhe Kryeministrit do t’i prezantohet kjo kërkesë që ta ngritë gatishmërinë në nivel vendi”.

“Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur planin e veprimit dhe të reagimit ku ka bërë edhe përllogaritjen financiare. Pra secili hap i ardhshëm varet nga zhvillimet që do t’i kemi në teren”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button