RMV, filloi fushata mediatike “Nëse ke mendim, voto!”

Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni (FShHM) sot ka nisur fushatë mediatike e cila ka për qëllim t’i motivojë dhe inkurajojë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill 2020, njofton Portalb.mk.

“Votimi është e drejtë të cilën qytetarët kanë mundësi t’a shfrytëzojnë, por më së shpeshti nuk janë të sigurtë që kjo do të bën ndonjë ndryshim. Kjo fushatë mediatike do të përpiqet të ndikojë te qytetarët dhe t’ua theksojë që përfshirja dhe votimi në zgjedhje janë mënyra e vetme që qytetarët të bëjnë ndryshim dhe të ndikojnë në vendimet të cilat më pas kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi ata. Fushata do të theksojë që krahas asaj se ndoshta politika për dikë nuk është e rëndësishme, megjithatë të gjitha gjërat e rëndësishme në jetë varen nga politika. Çështjet lidhur me lirinë e të shprehurit, politikat sociale ose me transparencën dhe llogaridhënien e autoriteteve, janë çështje nga të cilat varet cilësia e jetës së qytetarëve dhe në thelb janë politikë“, thuhet në komunikatën e FSHHM-së.

Njëkohësisht, fushata do të ketë për qëllim të theksojë që votimi në zgjedhje në fakt është votim për politikat të cilat kanë për qëllim krijimin e një shoqërie të hapur, demokratike dhe funksionale.

“Votimi në zgjedhjet do të thotë shprehje e mendimit për atë se cilët do të sjellin vendime në emër të qytetarëve në vitet e ardhshme duke i pasur parasysh politikat të cilat ata do t’i përfaqësojnë. Më shumë informata lidhur me elementet e fushatës mund të gjeni në ueb-faqen e FSHHM-së, si dhe në profilet zyrtare të Fondacionit në Facebook, Instagram dhe Twitter,” shtohet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button