fbpx

Haradinaj: Nuk ka dokument për marrëveshjen finale me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë shpjegime për diskutimet me homologun serb Aleksandar Vuçiq në Uashington, por nuk ka paraqitur dokument mbi marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit me kreun e shtetit. Haradinaj para mediave tha se suksesi i marrëveshjes varet nga temat që trajtohen, transmeton Top Channel.

“Nuk ka nxjerrë ndonjë dokument, por shpjegime ka dhënë se është biseduar për mundësinë e ecjes përpara marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, por nuk kishte ndonjë dokument, ndonjë gjë konkrete specifike”, tha ai. Pasi sipas tij, nëse diskutohet shkëmbimi i territoreve, apo korrigjimi ky proces është i dështuar që në fillim.

“E shpjegova faktin se suksesi i një procesi për një marrëveshje finale varet nga temat që trajtohen. Në rast se trajtohet territori ose korrigjimi, atëherë ky proces ka dështuar para se të fillojë. Nëse respektohet integriteti territorial i Kosovës dhe Kushtetua, atëherë ka shanse”, tha ai.

Haradinaj edhe sot përmendi idenë e tij për një konferencë dyditore me liderët politikë në Kosovë, por tha se presidenti Thaçi nuk ka dhënë qëndrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button