Shilegov: Do ta largojmë njërën prej anijeve të vendosura në lumin Vardar

Nëse për 30 ditë pronari nuk e largon anijen te MEPSO, këtë do e bëjë Qyteti Shkupit, paralajmëroi sot kryetari i Shkupit Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk.

Pronari i anijes është Niçe DImovski-Makedon, kunati ish kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski. Në pres konferencë Shilegov e nënshkroi aktvendimin me të cilin firma “Fallanga Heronea SHPKPV” ngarkohet me obligimin për ta mënjanuar anijen, për shkak se nuk punon megjithëse Qyteti Shkupit i ka dërguar aktvendim në vitin 2018 që duhet të fillojë të kryen veprimtari.

“Kjo anije ka pranuar aktvendim nga Qyteti i Shkupit në vitin 2016 që përkohësisht të mos kryejë veprimtari. Në vitin 2018 u kemi dërguar aktvendim se duhet të fillojnë me punë. Mirëpo kjo nuk është realizuar, me çka janë krijuar edhe kushte për ndërprerje të marrëveshjes” ka thënë Shilegov.

Anija në Vardar janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Gjatë njërit prej shumë ndryshimeve në Planin e Detajuar Urbanistik (PDU) Rrethi i Vogël, kur kryetar i komunës ishte Vlladimir Todoroviq, në shtrat janë vizatuar pulla për 6 barka, 4 nga ana e djathtë dhe dy nga ana e majtë e Vardarit. Në ankandin publik në Qytetin e Shkupit në shkurt 2012 janë shitur vetëm dy lokacione për firmën “Fallanga”, te ndërtesa e MEPSO-s dhe te hoteli “Holidej in”. Në dhjetor të vitit të njëjtë, është shitur edhe një lokacion i firmës “Vodenica” (“Mulliri”) ndërmjet dy urave për kalimtarë. Lokacionet tjera për barka të cilat më pas u shndërruan në anije, nuk deshi askush t’i blejë dhe ato nuk u shitën.

Për secilën nga tre anijet marrëveshjet që janë nënshkruan me autoritetet e qytetit janë për vendosje të pajisjes urbane për shkak të kryerjes së veprimtarisë hotelerike. Pronarët kishin afat, sipas marrëveshjes së parë, t’i lëshojnë në funksion për 24 muaj, mirëpo ato afate nuk u respektuan, ashtu që Qyteti ua kishte vazhduar afatet me aneks-marrëveshje të reja.

Dy anijet tjerat kishin kontratë për punë deri në vitin 2035 – anija hotel “Vodenica”, përkatësisht deri në vitin 2027 anija “Sreqa” (Fati) te Holidej in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button