Kurti nuk i shkoi në takim Thaçit

Kryeministri Albin Kurti nuk do ta pranojë ftesën e presidentit Hashim Thaçi për takim.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Akoma nuk dihen arsyet se pse Kurti, që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur të mos i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit i cili ka ftuar në takime të ndara të gjithë liderët e partive politike.

Megjithatë, refuzimet për takime nuk janë diçka e re në raportin mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit.

Kryeministri Albin Kurti e kishte ftuar dy herë presidentin Hashim Thaçi që të takohen në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet rreth politikës së jashtme.

Ftesa e dytë e Kurtit erdhi një ditë pasi që presidenti i vendit u takua me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Në letrën e tij, shefi i Qeverisë kishte deklaruar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.

Një ftesë të njëjtë – për një takim për t’i bashkërenduar qëndrimet për çështjet e politikës së jashtme – kryeministri ia bëri presidentit edhe para udhëtimit për në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Por, Thaçi kishte udhëtuar drejt Gjermanisë para se të mund t’i përgjigjej kësaj ftese të Kurtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button