Trenat e udhëtarëve në RMV, janë dezinfektuar kundër koronavirusit

Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport (HRMV) SHA-Shkup, i janë bashkuar nismës së gjerë për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19 i njohur si virusi Korona, pasi më herët Qeveria miratoi masa për të parandaluar përhapjen e virusit dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Për këtë qëllim, ekipi i specializuar ka bërë të hënën dezinfektimin e trenave që aktualisht janë në qarkullim, më saktësisht të katër garniturave dhe të katër vagonëve që bëjnë bartjen e udhëtarëve në destinacione të ndryshme. Aksioni i filluar sot për dezinfetkim parandalues kundër përhapjes së virusit në fjalë, do të përsëritet edhe në periudhën e ardhshme, varësisht nga nevoja”, njoftojnë nga HRMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button