Mjekja e infektuar ka qenë e ftuar, por nuk ka marrë pjesë në simpoziumin për dermatologji në Shtip

Shkurt kohë pasi që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë, e infektuar me kronavuris, kanë filluar thirrjet telefonike tek organizatorët e Simpoziumit Ndërkombëtar për Dermatologji, që më 28 dhe 29 shkurt është mbajtur në Shtip dhe Shkup, njofton Meta.mk.

Organizatori i simpoziumit është universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, Vetëm ditën e parë të simpoziumit ka pasur rreth 400 pjesëmarrës – profesorë, mjekë dhe studentë, derisa në ditën e dytë në Shkup ka pasur rreth 300 persona.

“Mjekja e sëmurë nuk ka marrë pjesë në simpozium. Ka qenë e ftuar, por nuk i është përgjigjur ftesës”, informuan për Meta.mk, nga Universiteti i Shtipit.

Deri në konfirmimin e kësaj informate, ishte i pranishëm shqetësimi nga infektimi i mundshëm i shumë personave, veçanërisht kur bëhet fjalë për tubim prej rreth 700 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button