PDSH: Problemi i buxhetit është diskriminim i shqiptarëve

Deputeti i PDSH-së Imer Aliu theksoi se me incidentet e inskenuara në Kuvend opinioni po defokusohet nga problemi real i këtij buxheti, i cili është diskriminimi i shqiptarëve.

“Ditëve të fundit në Parlament po zhvillohet një debat mjaft interesant, mjaft i vrullshëm. Mirëpo ka një problem, problemi është defokusimi nga problemi real i këtij buxheti dhe buxheteve tjerë të kësaj shumice parlamentare. Ai problem është diskriminimi i skajshëm që u bëhet shqiptarëve në ndarjen e buxhetit. Përderisa shqiptarët marrin pjesë në më shumë se 30% në mbushjen e buxhetit, për hapësirat shqiptare, për vendbanimet shqiptare, për shkollat shqiptare ata marrin më pak se 2%. Fokusi i vërtetë i problemit të buxhetit pikërisht duhet të jetë në këtë vijë” – tha Aliu.

Ai gjithashtu theksoi se pa marrë hisen shqiptare PDSH nuk mendon të tërheqë 145 amendamentet e tyre për këtë Propozim Buxhet./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button