Filipçe i dëshpëruar: Drejtoresha e infektuar me koronavirus nuk i ka respektuar rregullat për vetëizolim, 5 ditë ka shkuar në punë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se edhe një person nga Maqedonia e Veriut është infektuar me koronavirus dhe me këtë numri i të prekurve shkon në katër, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës e cila për momentin është e hospitalizuar.

“Me dëshpërim konfirmoj se në kontekst të mosrespektimit të autoizolimit të obliguar, pas udhëtimit në rajonet e rrezikuara, drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, 5 ditë pune rregullisht ka shkuar në punë. Duke e pasur parasysh këtë fakt me kujdes të madh qasemi me masa në këtë Klinikë”, tha Filipçe.

Instituti për Shëndet Publik po bën kontrolle të nivelit të rrezikut. Është e mundshme që reparti tërësisht të mbyllet. Tërë ekipi mjekësor të dërgohet në vetëizolim shtëpiak, pacientët të cilët janë të hospitalizuar gjithashtu të vazhdojnë me mjekim në shtëpi.

“Kolegia nuk ka pasur kontakte direkte me pacientët në javën e kaluar. Në anketën epidemiologjike i ka treguar të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt dhe do të vendoset se në çfarë forme do të ketë vëzhgim. Ky mosrespektim është dëshpërim i madh. Apelet për vetëizolim patjetër të kuptohen shumë seriozisht. Nuk mundemi t’i mbyllim kufijtë, asnjë vend i Evropës nuk e ka bërë, për atë theksoj se çdokush që vjen nga rajonet e rrezikshme të qëndrojë në izolim për 13 ditë”, tha Filipçe.

Do të merren masa kundër të gjithëve që e rrezikojnë shëndetin publik. Filipçe tha se për rastin konkret është shumë i dëshpëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button