ANALIZË: Në RMV po vjen “uragani” në tregun e punës – a do të importojmë fuqi punëtore?

Veteriner, shitës, kasap, kamerier, shofer – këto janë disa nga profesionet për të cilat ofrohet punë në njoftimet e shpallura për punë në muajin mars. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikor, në fund të vitit 2019 kishte 9.053 vende të lira pune në vend. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, të cilat janë të ndryshueshme për shkak të ofertës dhe kërkesës për punë, ishin regjistruar 8.500 vende të lira të punës në fillim të marsit. Kërkesa për profile të ndryshme po rritet. Firmat e kanë më të vështirë të gjejnë fuqi punëtore të kualifikuar. Priten ndryshime dramatike në tregun e punës.

Gjermania – destinacioni i lakmuar evropian për “kurbet”…

Në fund të 2018 kishte 8.156 vende të lira pune në vend. Një vit më vonë, sipas të dhënave zyrtare nga Enti Statistikor ka 9.053 vende të lira pune. Në tregun e punës, rolet kanë filluar të ndryshojnë – biznesi kërkon punëtorë të aftë dhe të arsimuar, ndërsa të papunësuarit, pronarë të cilët do ta paguajnë mundin.

Të dhënat tregojnë se tregu i punës tashmë po përjeton një deficit në rritje të disa profesioneve, kryesisht të lidhura me tregtinë, transportin dhe hotelerinë.

“Është e vërtetë se kompanitë, kryesisht ato të industrisë po përballet me një problem për të gjetur punëtorë të përshtatshëm. Ne jemi duke folur për staf të kualifikuar të cilët gjenden pak e më pak. Unë mendoj se tani me ndryshimet e reja legjislative të bëra nga Gjermania, të cilat do të lehtësojnë kushtet për largim dhe nisje punë atje, do të përballemi me një problem edhe më të madh. Tashmë duhet të flasim dhe të mendojmë për import të fuqisë punëtore dhe unë mendoj se nuk do të jemi në gjendje të shpëtojmë nga kjo. Në Bullgarinë fqinje, e cila është përballur me largim masivë të fuqisë së punës që nga hyrja në Bashkimin Evropian, tashmë janë ngritur agjenci speciale për “import të fuqisë punëtore”– thotë Angel Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve.

Gjermania ka qenë prej kohësh një nga destinacionet evropiane “kurbetqare” më të kërkuara, por vitet e fundit ajo është bërë tërheqëse për njerëzit profesionistë dhe të arsimuar – veçanërisht profesionistët nga fusha mjekësisë. Tani, me rregullat e reja të liberalizuara për punë në Gjermani, rreziku i “rrjedhjes së trurit” në këtë vend ekonomikisht të fortë është edhe më i madh. Ambasadori gjerman iu drejtua qytetarëve të Maqedonisë përmes një video mesazhi.

“Ky ligj vlen jo vetëm për banorët e Ballkanit, por edhe për njerëzit në mbarë botën. Sipas Ligjit, profesionistët e kualifikuar nuk janë vetëm persona me arsim të lartë të përfunduar, por edhe profesionistë me arsim të mesëm profesional të kualifikuar. Hapi i parë duhet të jetë vërtetimi i këtij kualifikimi përpara se të dorëzohet kërkesa dhe të njihen nga autoritetet kompetente gjermane. Me një kualifikim profesional të njohur mund të aplikoni për vizë për të cilën nevojitet edhe një ofertë specifike për punë. Në mënyrë që profesionistët të përfitojnë nga procedura e përshpejtuar, punëdhënësi i ardhshëm në Gjermani duhet të aplikojë në përputhje me rrethanat. Kur të paraqitet e gjithë kjo, Ambasada do të lëshojë një vizë.”- nënvizon ambasadori Thomas Gerberich.

Çfarë kërkohet dhe ofrohet më shumë në tregun e punës?

Aktualisht në vend, sipas llojit të profesionit, më të kërkuarit janë shitësit për të cilët ka 550 vende të lira pune, për punëtorë të përgjithshëm ka afro 500 vende, për higjienistë ka 420 vende të lira pune, për operatorë të makinerive qepëse ka 300 vende, për rrobaqepës ka 280 vende të lira pune, kurse për kamerierë 277. Në vend, në tregun e punës ka 207 vende të lira për shofer kamioni dhe 177 për shofer taksie.

Ekziston gjithashtu një mungesë e stafit në profesione të tjera, kështu që ka 150 vende të lira pune në ndërtim për industrinë e ndërtimit dhe 140 banakierë, 135 kuzhinierë, 130 bravë-ndreqës, 100 magacionerë, 90 këpucëtar dhe pothuajse aq zhvillues softuerësh.

Sipas të dhënave të Agjencisë së punësimit, shumica e vendeve të lira të punës ose rreth 4 800 janë në Shkup, e ndjekur nga Tetova me gati 550 vende të lira, Kumanova me 460, Strumica 456, Shtipi 370, Ohri 256 dhe Manastiri 235. Ka më pak se 200 vende të lira të regjistruara në qytete të tjera. Është interesante që në Kratovë nuk u regjistrua asnjë vend i lirë në javën e parë të marsit, më pak në Demir Hisar 3, Probishtip 5 dhe Valandovë 7 vende të lira të punës.

Nëse analizohen sipas aktivitetit, në radhë të parë me 2 222 vende të lira pune është industria përpunuese e ndjekur nga tregtia, ndërtimtaria, hoteleria, transporti.

Në aktivitetet e tjera kanë më pak se 200 vende të lira, kurse më pak vende të lira, më saktësisht 5 vende në sektorin e energjetikës, 7 në sektorin me menaxhimin e pasurive të patundshme dhe 20 në sektorin e minierave.

Sipas Entit Statistikor, numri më i madh ose 4 745 vende të lira pune janë në rajonin planifikues të Shkupit dhe më së paku ose 155 janë në rajonin planifikues të Pollogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button