Mark Meadows, shef i ri i personelit në Shtëpinë e Bardhë

Në një kohë që Shtetet e Bashkuara po përballen me situatën e krijuar si pasojë e shpërthimit të koronavirusit dhe ndërsa përgatitet për fillimin e fushatës së tij presidenciale, zoti Trump ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm të personelit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ligjvënësi Mark Meadows do të jetë shefi i ri i personelit, duke zëvendësuar zotin Mick Mulvaney i cili ka qenë shef në detyrë i personelit në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se një vit, transmeton VoA.

Presidenti e njoftoi ndryshimin të premten në Twitter.

E njoh prej kohësh dhe kam punuar me Markun. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira“, shkruante presidenti.

Dua të falënderoj shefin në detyrë të personelit, Mick Mulvaney që i ka shërbyer shumë mirë administratës. Ai do të ngarkohet me detyrën e të dërguarit special të SHBA-së për Irlandën e Veriut”, shkruante më tej ai.

Zoti Meadows njoftoi në fillim të këtij viti se do të tërhiqej nga Kongresi në fund të mandatit. Ai do të jetë shefi i katërt i personelit të zotit Trump në pak më shumë se tre vjet.

Zoti Mulvaney, një ish-ligjvënës nga Karolina e Jugut, mbahet mend kryesisht për pohimin e tij gjatë një konference për shtyp se “quid pro quo” një shprehje në latinisht që nënkupton ofrimin e një favori në këmbim të një tjetri, janë të zakonshme në politikën e jashtme.

Kjo deklaratë, megjithatë, ishte në kontrast të fortë me atë që thoshte presidenti, i cili ka pohuar se nuk u përfshi kurrë në ndonjë marrëveshje të llojit “quid pro quo” me Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button