Amerika Latine gati për protesta masive të grave

Nga Argjentina në Meksikë, gratë nëpër qytetet më të mëdha të Amerikës Latine dolën të dielën në rrugë në Ditën Ndërkombëtare të Grave, me thirrje kundër për pabarazisë, rritjes së dhunës ndaj grave dhe masave të rrepta kundër abortit. Marshimi i grave në Amerikën Latine zhvillohet nën një sfond më të gjerë trazirash sociale në rajon.

Në kryeqytetin e Meksikës marshimi pritet të bëjë bashkë gratë në një numër rekord në sheshin qëndror nxitur kryesisht nga shifrat në rritje të vrasjes së grave, që kanë tejkaluar dyfishin në numër gjatë pesë viteve të fundit.

Marshimet në Kili mund të jenë gjithashtu masive, në vazhdën e protestave të gjera kundër pabarazisë sociale të cilat nisën në tetor dhe në kulmin e tyre bënë bashkë më shumë se 1 milion njerëz.

Ditët e fundit senatorët kilianë miratuan një projektligj që synon t’u japë grave një zë të barabartë në hartimin e një kushtetute të re, ndërsa presidenti forcoi ndëshkimet ndaj vrasjes së grave për shkak të gjinisë, një fenomen që njihet gjerësisht si “femicide”, transmeton VoA.

Në Kolumbi, gratë në Bogota planifikojnë të festojnë për zgjedhjen e së parës grua në detyrën e kryetares së bashkisë shoqëruar nga protesta mbi një vendim të fundit të gjykatës që mbajti në fuqi kufizimet për abortin.

Dita e Grave në Argjentinë përkon me tre muajt e parë të administratës së re, e cila ka njoftuar planet për krijimin e një ministrie për gratë si dhe se do të mbështesë përpjekjet për ta bërë abortin të ligjshëm, pas përpjekjesh që kanë dështuar më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button