fbpx

Neziri: MASH ndan bursa, paraqitni të dhëna të sakta

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje deri tek studentët dhe nxënësit e suksesshëm të aplikojnë për bursa për vitin vijues shkollor dhe akademik.

Aplikimi behet permes web sajtit të Ministrisë http://www.mon.gov.mk/

Zëvendës ministri Safet Neziri, thotë se vlerësimi do të jetë objektiv dhe fton të gjithë të interesuarit gjatë aplikimit të japin informacione të sakta, mos të vijë deri te diskualifikimi për kësi lloj shkaqesh.

‘Çdo komision ka anëtarë të nacionalitetit shqiptar, të cilët janë duke analizuar dhe përpunuar të gjitha dokumentet të cilat deri tani kanë arritur në MASH, dhe besoj që do të pasqyrohet realiteti objektiv edhe i atyre të cilët do ti plotësojnë kushtet dhe në bazë të ligjit do të pranohen. Kur sjellin dokumentet për të deklaruar suksesin atë që e kanë deklaruar në mënyrë elektronike kjo nuk përputhet njëra me tjetrën, dhe pjesa e dytë që është shumë e rëndësishme janë të ardhurat. Nuk thuhet rroga, por thuhet të ardhurat në familje, shpesh herë kandidatët prezantojnë krejtësisht disa të ardhura tjera ndërsa kur e marrim vërtetimin nga DAP dalin dyfish dhe tre fish të ardhura për atë familje’ tha Neziri.

Për nxënësit e shkollave të mesme janë parapa të ndahen 150 bursa për sportist të talentuar, 50 për nxënës të talentuar, 400 për nxënës të kategorive sociale, 50 për fëmijë me nevoja të posaçme dhe 80 bursa për fëmijë pa prindër.

Afati i aplikimit të studentëve në mënyrë elektronike do të zgjas deri më 21 dhjetor. 

Janë 200 bursa për studentë të talentuar, 1000 bursa për të gjitha kategoritë, dhe 1600 bursa për studentë të kategorive social.

Rezultatet shpallen me 5 shkurt./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button