(Video) Barça pranë titullit, shkatërron Atletikon

Në ndërthurjen Madrid-Katalunjë në javën e 16 të Primera Division, fituese del Katalunja  padyshim.

Pas Espanyolit që ndali Real Madridin duke barazuar 2-2 në “Bernabeu”, një tjetër goditje për ekipet madrilene dhe për titullin në Spanjë vjen me fitoren 4-1 të Barcelonës ndaj rivales së drejtpërdrejtë për titull deri tani, Atletico Madridi. Këta të fundit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh me të përhershmin Falcao në 32’ por paniku në “Camp Nou” zgjati shumë pak sepse Adrianio me një kryevepër nga larg dhe jashtë zone barazoi 4 minua më pas.

Kaq ishte ndeshja dhe rezistenca e los colchoneros sepse Barça nisi lojën e saj të përhershme dhe pak pa mbaruar pjesa e parë kaloi në avantazh me Busquets.

Pjesa e dytë nuk ka histori sepse Leo Messi shënon 2 herë për ta çuar ne 90 gola në vit rekordin e tij dhe tashme për Barcelonën rivali më i fortë në Primera Division është Barça sepse me 9 pikë më shumë se Atletico dhe 13 më shumë se Real Madridi vetëm gabimet e vetë katalanasve mund t’ia heqin titullin këtë sezon djemve të Tito Vilanovas./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button