Serbia i kthen përgjigje të ashpër kërcënimit të SHBA-së për blerjen e armatimit nga Rusia

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vullin ka deklaruar se Serbia “është vendi i lirë dhe askush nuk guxon të përzihet se si ajo e pajisë ushtrinë e saj”.

“Si vend ushtarakisht neutral, Serbia është e obliguar të jetë e gatshme dhe e aftë ta mbrojë veten dhe të gjithë serbët kudo që jetojnë. Nuk ka asnjë arsye që ndaj Serbisë të zbatohen çfarëdo sanksionesh dhe jam i bindur se këtë nuk e kishte bërë asnjë vend i cili e respekton të drejtën e Serbisë që vet të vendosë për armatosjen e saj”, ka pretenduar Vullin, transmeton Zëri.

Siç pretendohet në kumtesën e ministrisë serbe të mbrojtjes, Vullin ka shtuar se Serbia “nuk është koloni dhe se vet do të vendosë se nga cilat vende mike do të blejë armatim”.

Ambasada e SHBA në Serbi dje ka përsëritur se është e brengosur që Serbia po pajiset me armatim nga Rusia dhe i ka bërë thirrje Beogradit të heqë dorë nga transaksionet me Moskën përndryshe pasojnë sanksionet e SHBA ndaj Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button