fbpx

RMV, marsh për të drejtat e grave nën slloganin “Ti nuk je fajtore!”

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 marsit, sot në mesditë në Shkup, nën slloganin “Ti nuk je fajtore!” do të fillojë marshi i katërt për të drejtat e grave.

Ngjarja është në organizim të Platformës për barazi gjinore dhe aktivisteve për të drejta të grave, ndërsa këtë vit të nxitura nga rasti “Dhoma publike”, do të marshojnë zëshëm për viktimat e dhunës së bazuar gjinore.

Marshi, siç cekin organizuesit, do të zhvillohet sipas rutës së caktuar paraprakisht, duke u nisur nga sheshi “Filipi i Dytë”, përmes Urës së Gurit, sheshi “Maqedonia” deri në parkun “Gruaja luftëtare” dhe do të përfundojë me performansë për mbështetje të viktimave.

Këtë vit marshojmë nën slloganin “Ti nuk je fajtore!”, me rrespekt ndaj fitoreve të deri tanishme të barazisë gjinore, por të vetëdijshëm për paraqitjet shoqërore dhe mangësitë sistemore të cilat rrezikojnë ekzistencën tonë si të lira, barabarta dhe të sigurta, thuhet në Platformën për barazi gjinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button