fbpx

Bexheti: prej 97 përmbaruesve, vetëm 1 është shqiptar

Ministria  e Drejtësisë sot ka emëruar pesë përmbarues të rinj. Me këtë numri i tyre arrin në 97, ndërsa me rregullore parashihen të jenë 132 përmbarues.

Vetëm një prej 97 përmbaruesve është shqiptarë, dhe kjo sipas Blerim Bexhetit ndodh për shkak të mos interesimit të shqiptarëve.

 ‘Një vetëm është shqiptarë. Kjo është si rezultat i mospasjes të të interesuarve për këtë profesion. Në vazhdimësi është bë apel që përfaqësues të të gjitha etniteteve, të të gjitha komuniteteve të jenë pjesë e këtij profesioni por fatkeqësisht deri tani ende interesimi është i dobët’, tha Bexheti.

Bexheti tha se analizat e zbatimit të deritanishëm të ligjit për përmbarim tregojnë se është realizuar qëllimi themelor në këtë ligj, e ky është të krijohet sistem efikas i përmbarimit dhe realizimit të së drejtave kreditore në afat të arsyeshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button