RMV, shoferi i autobusit nuk ka koronavirus, do të qëndrojë në izolim shtëpiak

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka informuar se shoferi i autobusit me të cilin kanë udhëtuar dy pacientë të sapo infektuar është negativ në koronavirus.

Ai sot me një raund të ri udhëtarësh nga Italia është pritur në vendkalimin kufitar Tabanoc. Autobusi është ndaluar anësh, ndërsa deri në marrjen e rezultateve të testit, ai dhe udhëtarët kanë qenë në izolim disa orësh në objektin e Drejtorisë doganore në vendkalimin kufitar, transmeton MIA.

“Deri në ditën e 14-të të periudhës në inkubacion, llogaritur nga dita e fundit e kontaktit me të infektuarit (27 shkurt), shoferi me vendim të Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor (ISHSSH), mbetet në izolim shtëpiak, nën mbikëqyrje shëndetësore të epidemiologëve”, thonë nga MSH.

Udhëtarët të cilët kanë arritur me të, pas kontrollit nga epidemiologët në vendkalimin kufitar, madje te asnjëri nuk është regjistruar infektim dhe janë lëshuar në shtëpi.

Pas konferencës për shtyp, sipas informacionit të fundit nga MPB, numri i përgjithshëm i udhëtarëve në autobus të cilët më 27 shkurt kanë arrit pacientët e infektuar është 28. Ky numër i përfshin shoferin- tani më është testuar dhe është negativ, dy pacientë të infektuar dhe tre udhëtarë të cilët e kanë braktisur vendin. Të gjithë 22 të tjerët janë identifikuar dhe kontaktuar, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button