RDK do ta përkrah BDI-në në Strugë, pa Merkon!

Portalb mëson se RDK është e hapur për kooalicion me BDI në Strugë, vetëm në rastin që kjo parti nuk do të kandidojë kryetarin aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Ky qëndrim është i panegociushëm, theksojnë burime të besueshme për Portalb, nga dega e RDK-së në Strugë. Këto burime gjithashtu thonë se ky qëndrim i prerë i RDK-së është në kohezion të plotë me deklarimet e liderit Rufi Osmani, për impaktin negativ që ka pasur Ramiz Merko në qeverisjen e tij tetëvjeçare të Strugës, fakt që sipas tyre e bën të pamundur një bashkëpunim elektoral në rast se BDI në Strugë del me kandidaturën e Ramiz Merkos./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button