Dy pacientët me koronavirus nga Dibra janë transferuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, 38 persona në izolim shtëpiak

Dy pacientët nga Dibra, të infektuar me koronavirus gjatë qëndrimit të tyre në Itali, nga vendbanimi i tyre janë hospitalizuar në Klinikën infektive në Shkup, ka thënë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në pres konferencë në Qeveri, në të cilën ka bërë të ditur që epidemiologët kanë gjetur edhe nëntë persona të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me dy të infektuarit.

Për dy dibranët tha që kanë formë shumë të lehtë të sëmundjes, por që do të jenë nën mbikëqyrje të pandërprerë mjekësore për shkak të rrezikut të moshës, njofton Portalb.mk.

“Epidemiologët kanë gjetur edhe nëntë të tjerë të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me personat e sëmurë nga Dibra. Të gjithëve u është përshkruar izolim shtëpiak dhe mbikëqyrje nga epidemiolog. Janë kontaktuar të gjithë bashkudhëtarët e dy të sëmurëve nga autobusi, u janë parashtruar pyetje, do t’u përcaktohet mbikëqyrje shtëpiake. Njëri nga udhëtarët është shtetas i Shqipërisë, për çka e kemi njoftuar Ministrinë për Shëndetësi të Shqipërisë”, ka thënë Filipçe.

Shoferi i autobusit, sërish ka udhëtuar për në Itali dhe sot në ora 13.30 është kthyer. Shoferi, autobusi me të cilin kanë udhëtuar dhe të gjithë pasagjerët janë duke u kontrolluar.

“Shoferi është kontrolluar dhe testuar, trajtimi i mëtutjeshëm i pasagjerëve do të varet prej rezultateve”, vazhdoi në detaje ministri, i cili tha që në autobus me dibranët ka pasur 28 persona.

Pastaj tha që në repart të rehabilituar të ri në Demir Kapi nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, ka përgatitur objekt për izolim, si pjesë e ndarë e reparteve për sëmundje infektive të Shtipit, Velesit dhe Gostivarit.

Filipçe sërish përkujtoi qytetarët me simptoma të virusit korona të mos drejtohen menjëherë tek mjekët amë dhe të përhapin infeksion, por në shtëpi t’i thërrasin epidemiologët për t’i kontrolluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button