Çulev: Do t’a mbyllim kufirin jugor në rast se rritet numri i ardhjeve të migrantëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev gjatë vizitës së sotme në SPB Tetovë ka thënë që në rast se rritet numri i ardhjeve të migrantëve në kufirin jugor pas paralajmërimeve që Serbia për atë shkak do t’a mbyll kufirin e saj jugor, këtë do ta bëjë edhe vendi jonë, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia është komunikim të vazhdueshëm me FRONTEKS dhe me partnerë tanë nga BE-ja. Maqedonisë pa dyshim do t’a mbyllë kufirin. Ne kemi kapacitete sa i përket krizës me migrantët dhe tani jemi shumë më mirë të përgatitur ndërsa kemi edhe polic partner në patrullime të përbashkëta në kufirin jugor ku për momentin kemi 131 polic nga 8 shtete. Kemi edhe mjete tekniko-materiale dhe do të japim maksimumin për t’a mbyllur kufirin tonë dhe të parandalojmë valë të mundshme të migrantëve drejt territorit të shtetit tonë kurse me atë edhe drejt BE-së. Në kufirin jugor për momentin gjendja është stabile dhe pa çrregullime specifike. Ne me kujdes e ndjekim gjendjen në kufirin Turqi-Greqi dhe për atë qëllim Komiteti drejtues ka sjell vendim për t’u rritur numri i forcave policore në kufirin jugor dhe njëkohësisht është rritur edhe numri i forcave të armatës” deklaroi ministri Çulev.

Përveç ministrit Naqe Çulev, i cili sot i vizitoi komisariatet në Gostivar dhe Tearcë në Tetovë ishte edhe ministrja për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska. Në një pyetje të gazetarëve nëse ekziston koordinim në MPB rreth aktiviteteve të këtilla edhe Çulev edhe Petrovska thanë se janë të njoftuar me vizitat dhe që kanë komunikim të ndërsjellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button