Pesëdhjetë pasagjerë të Maqedonisë ngujohen në aeroportin e Beogradit

Pesëdhjetë udhëtarë të cilët mbrëmë me aeroplanin e kompanisë serbe JAT duhej të fluturonin nga Beogradi drejt Shkupit gjatë gjithë natës kanë qëndruar në sallat e pritjes së aeroportit pasi që vazhdimisht u është anuluar fluturimi, transmeton “Dnevnik”.

Pjesa më e madhe prej tyre tani më janë të lodhur pasi që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe nga fakti se gjatë gjithë kohës qëndrojnë në sallën për pritje në aeroport.

Në mesin e tyre ka edhe pasagjerë të cilët paraprakisht kanë fluturuar nga Australia dhe të cilët me atë fluturim duhet të arrijnë deri në Shkup.

Për shkak të mjegullës janë anuluar aterime në aeroportin e Shkupit, Aleksandri i Madh nga Vjena dhe nga Lubjana të cilat janë caktuar pas mesnate, si dhe fluturimet nga Shkupi drejt Vjenës, Lubjanës dhe Zagrebit. 

Anulime ka në fluturimet e mëngjesit nga dhe drejt Stambollit dhe Beogradit, ndërsa është realizuar fluturimi drejt Bergamos, tregon informatori zyrtar i ueb faqes së aeroportit të Shkupit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button