Spanjë, u arrestuan 89 veta për trafikim droge dhe qenieje njerëzore

Policia spanjolle ka arrestuar 89 persona të dyshuar se i përkisnin një zinxhiri të krimit që kontrabandonte emigrantë dhe hashash me motoskaf nga Afrika e Veriut në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Garda Civile të shtunën deklaroi se rrjeti i kontrabandës dyshohet se ka përdorur anije të shpejta për të sjellur njerëzit dhe drogën përtej ngushticës së Gjibraltarit nga Ceuta, një enklavë spanjolle në Afrikën veriore.

Agjencia kombëtare e zbatimit të ligjit tha se hetuesit gjetën prova se 11 anije të shpejta kanë bartur në total 269 njerëz dhe mbi 10.000 kilogram hashash. Zinxhiri ka përdorur sisteme radari dhe pika të vrojtimit në bregdet për të shmangur forcat e rendit, theksoi policia.

Emigrantët dyshohet se mbaheshin nga trafikantët në Spanjë derisa familjet e tyre të paguanin nga 5.000 euro, sqaroi policia.

Garda Civile nuk ttregoi se kur ka ndodhur arrestimi i 89 të dyshuarve, por shtoi se 39 persona të tjerë janë nën hetim lidhur me këtë rast.

Më tej shtohet se efektivët e policisë deri më tani kanë konfiskuar mbi dhjetë tonë hashash, 26 anije, 29 automjete, 250.000 euro para të gatshme dhe 12 armë zjarri gjatë hetimit.

Ceuta është një nga dy enklavat spanjolle në Afrikën veroire në brigjet e Mesdheut. Bregdeti jugor i Spanjës është një pikë kryesore hyrëse e kontrabandimit të drogës në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button