Iran, i rrit në 145 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Numri i të vdekurve në Iran nga koronavirusi COVID-19 është rritur në 145, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 21 persona kanë humbur jetën nga sëmundja COVID-19, ndërsa 1.076 raste të reja janë raportuar në gjithë vendin në 24 orët e fundit, tha zëdhënësi i ministrisë Kianoush Jahanpour në një konferencë shtypi në kryeqytetin Teheran.

Shifra e fundit ka çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 5.823, tha Jahanpour.

Sipas tij, shumica e rasteve të reja janë zbuluar në provincat Teheran, Qom, Gilan, Isfahan, Alborz, Markazi dhe Qazvin.

Më herët gjatë ditës, deputetja iraniane Fatemeh Rahbar vdiq nga virusi.

Rahber, anëtare e Partisë së Koalicionit Islamik, u shtrua në spital dhe u dërgua në kujdes intensiv të enjten.

Ajo ishte një nga shumë zyrtarë të prekur nga virusi, duke përfshirë një nënkryetar, dhjetëra deputetë të parlamentit dhe zëvendësministrin e shëndetësisë.

Turqia, ku nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit, muajin e kaluar mbylli kufijtë e saj tokësorë dhe pezulloi udhëtimin ajror me Iranin.

Krahas Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani është vendi më i prekur nga epidemia që shpërtheu në Kinë dhjetorin e kaluar.

Si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar përhapjen, Teherani ka ndërmarrë disa masa, duke përfshirë mbylljen e të gjitha shkollave dhe instituteve të arsimit të lartë, duke anuluar ngjarjet sportive dhe duke ndaluar zyrtarët e qeverisë të largohen nga vendi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri global i vdekjeve i është afruar shifrës 3.500, me më shumë se 100.000 raste të konfirmuara në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button