Sërish përleshje mes refugjatëve dhe policisë në kufirin greko-turk

Policia greke ka përdorur gazin lotsjellës në përleshje me emigrantët në kufirin turk, të premten, ndërsa Athina tha se marrëveshja e 2016 mes BE dhe Ankarasë, që kishte si qëllim të kufizonte numrin e emigrantëve në Evropë, ishte tani e vdekur.

Mijëra njerëz janë mbledhur në kufi që pasi presidenti turke, Recep Tayyip Erdogan tha javën e shkuar se nuk do të ndaloheshin më refugjatët që përpiqeshin të largoheshin nga vendi. Kryeministri grek, Kyriakos Micotaqis, akuzon Ankaranë se po ndihmon një rebelim të njerëzve të dëshpëruar të mbledhur në kufi. Turqia pranoi në 2016, të ndalonte lejimin daljen e emigrantëve në kufijtë e saj drejt BE në këmbim të 6 miliardë eurove, por Ankaraja thotë se pjesë të tjera të marrëveshjes që përfshinin përmirësimin e rregullave për viza dhe tregtinë, nuk u përmbushën asnjëherë. Përleshjet e të premtes u regjistruan ndërsa emigrantët u përpoqën të kapërcenin rrethimin, por sipas gazetarëve të afp, ata e ndalën shpejt sulmin me gurë dhe u ulën paqësisht dhe thërrisnin liri dhe hapni portat, transmeton Top Channel.

Forcat greke të sigurisë thonë se kanë parandaluar rreth 39 mijë persona të kalojnë kufirin. Ndërsa Turqia pretendon se numri i vërtetë është tre herë më i lartë. Turqia, aktualisht mban rreth 4 milionë refugjatë, dhe zhvillimet e fundit në Siri kanë drejtuar edhe rreth 1 milionë të tjerë drejt kufijve të saj. Të premten, qeveria greke publikoi disa pamje në të cilat dukeshin policët turq që i hidhnin gaz lotsjellës rojave greke në kufi. E kjo, erdhi pas publikimit nga televizioni turk TRT, i pamjeve ku shiheshin azilkërkuesit që rriheshin dhe zhvisheshin nga forcat greke. Ankaraja zyrtarisht ka akuzuar Athinën për dhunë të tepruar kundër azilkërkuesve, duke vrarë disa dhe duke plagosur shumë të tjerë. Zyrtarët grekë i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button