Kasami: SHBA-ja e mbështet koalicionin zgjedhor LSDM-Besa

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, këto ditë bëri një vizitë në Uashington dhe zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Kongresit dhe Departamentit të Shtetit. Kasami u takua me kongresmenin demokrat, Eliot Engël, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme pranë Dhomës Përfaqësuese, më pas u takua me Dejvid Kostelançik, drejtor i zyrës së Evropës Juglindore dhe Azisë dhe ndihmës sekretarin e shtetit Filip Riker për Evropën dhe Euroazinë.

Në një intervistë për MIA-n, Kasami foli për rezultatet e këtyre takimeve në kryeqytetin amerikan, koalicionin e ri zgjedhor LSDM-Besa, si dhe planet e partisë për të kandiduar për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të planifikuara për më 12 prill.

“Vizita në Kongres dhe takimi me kongresmenin Eliot Engël, kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme, posti më i lartë i politikës së jashtme në Kongres, ishte shumë i rëndësishëm për ne. Engël është i një njohës i mirë i situatës në Ballkan, një mik i mirë i Maqedonisë, Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit, që mbron zhvillimin dhe integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në BE, kështu që ishte shumë e rëndësishme për ne që ta takonim atë në kohën e fushatës zgjedhore. Më e rëndësishmja për ne është që ai i mbështet këto procese me koalicionin parazgjedhor që janë shumë të rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, tha Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button