Sot shënohet 7 – marsi, Dita e Mësuesit

Dita e Mësuesit sot shënohet në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, dhe në trojet shqiptare, për nder të kësaj dite çdo herë organizohen manifestime të ndryshme.

Në të njëjtën datë të vitit 1887 është hapur mësonjëtorja e parë shqipe, ku mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në vendet tjera ku ka shqiptarë, si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button