Haradinaj: Blerim Reka duhet të jap dorëheqje para se t’i kërkohet

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Ministri i Integrimeve Europaine, Blerim Reka, duhet të jap dorëheqje para se të t’i kërkohet ajo, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ai duhet të jap dorëheqje pasi sipas tij në një deklaratë ka propozuar kompromis me Serbinë për hapjen e rrugës që Serbia të futet në Shqipëri.

“Tashmë, ofertimi i heqjes së taksës 100% nga Qeveria Kurti pa kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues po prodhon pasojat e para”.

“Ministri i Integrimeve Europiane Z. Reka paska propozuar kompromisin me Serbinë e që është dhënia e korridorit të tranzitit për në Adriatik apo kthimi i Kosovës në Serbi dhe hapja e rrugës që Serbia të futet edhe në Shqipëri. Kjo ofertë e dytë shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit”.

“Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button