fbpx

Disa këshilla për festa “të nxehta” të fundvitit!

Ekspertja në seksologji Karen Siff Exhorn ka rreshtuar një listë me 5 këshilla se si mund të kalohen festa të nxehta mes çifteve.
 
-Ushqimi bën rimë me raportet seksuale. Ushqimi është një stimul i mirë për ndjenjën e dashurisë, ndaj këshillohen që ushqimet që do serviren në tavolinë të jenë nga ato me efekte afrodiziake. Në tavolinë sipas Exhorn thuhet se nuk duhet të mungojë çokollata.
 
– Vera. Në të gjitha format e saj, kjo pije është një stimulues perfekt seksual, veçse nuk duhet tepruar.
 
-Lojëra. Gjatë festave të fundvitit nuk duhet të mungojnë lojërat e ndryshme pse jo edhe ato me letra që vendosin kushte.
 
-Puthja në mesnatë. E do edhe tradita por në një ambient të ngrohtë, kjo puthje ngjall ndjenja erotizmi dhe nuk ndalet vetëm me aq…
 
-Sa më shumë lehtësi e sa më pak stres. Këshilla e fundit që jep ekspertja është që festat të mos përjetohen me stres. Ndodh shpesh që blerjet, dhuratat por edhe organizimi i festimeve të shoqërohen me tension, por kjo situatë duhet shmangur.
 
Raportet intime, shprehet Karen Siff Exhorn, ndikojnë në shtimin e disa hormoneve që krijojnë sens lehtësie dhe çlirim nga stresi. Ndaj një mënyrë për të hequr tensionin, mjafton të shijohen disa momente intimiteti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button