fbpx

Dizeli lirohet për 1.50 denarë, benzina mbetet me çmim të njëjtë

Komisioni rregullator për energjetikë sot vendosi t’i ulë çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.47 për qind.

Me këtë, çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe i EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, gjegjësisht mbesin të njëjta.

Kështu çmimi i EUROSUPER BS-95 arrin 80.50 den/lit, ndërsa i EUROSUPER BS-98 arrin 82.00 den/lit.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) zvogëlohet për 1.50 den/lit, ndërsa i vajit ekstra  të lehtë për amvisëri (VEL-1) për 2.00 den/lit.

Kështu çmimi i EURODIZEL (D-E V) do të arrijë 71.50 den/lit, ndërsa i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (VEL-1) do të arrijë 60.000 den/lit.

Çmimi i mazutit M-1 HS zvogëlohet për 0.519 den/kg. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës së kaluar 14 ditore arrin 108.965 $/fuçi dhe është për 0.99 për qind më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (110.059 $/fuçi) pas të cilës u formuan çmimet rrjedhëse të derivatëve të naftës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button