“Bomba”: Milloshoski ka intervenuar tek ish kryetari i Supremes Vangellovski dhe te disa gjykatës tjerë

Dje pasdite në kanalin YouTube janë publikuar biseda të përgjuara në të cilat dëgjohet se si Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE ka intervenuar te kryetari i atëhershëm i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, ndërkaq më pas edhe te disa gjykatës tjerë, për lëndën gjyqësore lidhur me babanë e tij, gjegjësisht me Shoqatën e vozitësve – Kërçovë, njofton Portalb.mk.

Pasi që Milloshoski e pyet Vangellovskin se a ka informata më shumë për lëndën dhe epilogun, Vangellovski e bind se i ka thënë gjykatësit “për kë dhe si është lënda”.

Pastaj Milloshoski lajmërohet direkt te gjykatësi i cili e udhëheqë lëndën, ndërkaq më pas edhe te një person femër, sipas të gjitha gjasave gjykatëse.

Ka incizime edhe mes Milloshoskit dhe babit të tij, në të cilat bisedojnë për procesin gjyqësor.

Të gjitha bisedat janë publikuar në kanalin “GoliTru”.

Milloshoski ka reaguar pas publikimit të 5 “bombave”, megjithatë ai nuk e komenton përmbajtjen për intervenimin e tij.

“Incizimet janë bërë në mënyrë të paligjshme në vitin 2011 nga DSK. E di personin i cili në mënyrë ilegale i posedon incizimet, gjegjësisht kopjet nga përgjimet e dorëzuara në PSP. Ai është personi Z.Z. (aludon në Zoran Zaevin, shkrim i redaksisë), ai i cili gënjente se i ka dorëzuar të gjitha incizimet në PSP. Zotëri Z.Z. me publikimin e këtyre incizimeve dëshmuat se pa të njëjtat ju nuk do të mundeshit të shantazhoni deputetë dhe të jeni prokurorë dhe kryeministër e njëkohësisht edhe gjykatës. Duket se ju kanë dhembur fort dy materialet e mia të cilat m’i kanë dorëzuar informatorët. Informatorët do të jenë gjithnjë e më shumë, a unë edhe më i motivuar të jem në shërbim të interesit publik. Dëgjohemi së shpejtë #TikTak”, shkruajti Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button