Haradinaj: Qeveria e Mashtrimit sot anuloi 50 milionët për kyçjet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ish Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit sot nuk ka anuluar pagesën ndaj Bechtel-Enca në vlerë prej 53 milionë eurove, por mjetet e ndara për kycje të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin”.

“Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyçjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma”, ka thënë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

“Qytetarë të nderuar Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi 50 milion por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyçjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paklenicës me Autostradën Arbën Xhaferi. Qeveria e Mashtrimit u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button