Kushtetuesja do të vendos për ngrohjen

Nismat për të cilat Gjykata Kushtetuese pësonte kritika dhe komente, e që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, lustrimin dhe Rregulloren për furnizim me energji termike do të gjenden në rend dite para gjykatësve kushtetues, deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, Branko Naumovski, duke theksuar se të mërkurën në rend dite të seancës do të vendoset arsimi i lartë, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm për herë të tretë edhe lustrimi, bëri të ditur MIA.

“Momentalisht po punohet në nismën për Rregulloren për energjinë termike, e cila ka ardhur nga fundi i gushtit kur Gjykata kolektivisht është në pushim vjetor, ndërsa është procesuar gjatë shtatorit. Kur me rregull do ta respektonim procedurën, gjegjësisht afatet, në parim nuk do të mund Gjykata para tre muajve të vendos për nismën, që nuk do të thotë se afatet nuk mund të shkurtohen.

Por, megjithatë, ky është vlerësim i Gjykatës, gjithmonë tentojmë që nismat e tilla për cilat është i interesuar dhe i brengosur opinion të fitojnë epilog sa më të shpejtë. Por, sidoqoftë, pres që kjo nismë të gjendet në rend dite, thekson Naumovski. Gjykatësi Kushtetues Naumovski thekson se, në gjysmën e dytë të vitit është ulur numri i vendimeve të pezulluara dhe të shfuqizuara. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button