Iran, u rrit në 124 bilanci i të vdekurve nga koronavirusi

Numri i vdekjeve në Iran nga koronavirusi i ri COVID-19 është rritur në 124, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

17 vdekje dhe 1.234 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Iran, tha zëdhënësi i ministrisë Kianoush Jahanpour në një konferencë shtypi në kryeqytetin Teheran.

Shifra e fundit ka çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 4.747, tha Jahanpour.

Sipas tij, shumica e rasteve të reja janë zbuluar në provincat Teheran, Qom, Gilan, Isfahan, Alborz, Markazi dhe Qazvin.

Jahanpour tha se 913 pacientë të infektuar janë trajtuar me sukses dhe janë liruar nga spitalet në gjithë Iranin, ndërsa 15.981 aktualisht gjenden në spitale dhe gjendja e tyre thuhet se është e qëndrueshme.

Krahas Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani është vendi më i prekur nga epidemia që shpërtheu në Kinë dhjetorin e kaluar.

Si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar përhapjen, Teherani ka ndërmarrë disa masa, duke përfshirë mbylljen e të gjitha shkollave dhe instituteve të arsimit të lartë, duke anuluar ngjarjet sportive dhe duke ndaluar zyrtarët e qeverisë të largohen nga vendi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri global i vdekjeve ka kaluar në mbi 3.300, me më shumë se 97.000 raste të konfirmuara në 87 vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button