Shkolla shqipe që ka vetëm mësuese

Që nga ky fillimvit në shkollën “Nexhmi Mustafa” të fshatit Besi, të Komunës së Prishtinës, klasave të ciklit të ulët u japin mësim vetëm mësueset, transmeton Koha.net.

Deri në muajin janar kolektivi i stafit të kësaj shkolle, në mesin e 7 mësueseve, pati një mësues, por ky i fundit tashmë është pensionuar.

Disa nga mësueset e shkollës në Besi kanë mbushur thuajse nga dy dekada përvojë pune këtu. Nexhmie Dragusha është njëra ndër to.

Edhe Bedrie Osmani ka përvojë të gjatë pune në këtë shkollë.

17 vjet si mësuese në “Nexhmi Mustafa”, siç thekson ajo, janë të veçanta, teksa përmend edhe frymën e bashkëpunimit tani mes kolegesh, edhe pse ka pak kohë prejse kanë mbetur vetëm femra.

Por jo të gjitha mendojnë njësoj. Valbona Xhaferi, një mësuese tjetër, thotë se ndihet mungesa e një mësuesi në kolektiv.

Sipas saj, atyre u shkojnë për dore çështjet organizative brenda shkollës.

E kur janë në pyetje orët atraktive për nxënësit e saj, mësuesja Valbonë nuk ngurron të marrë iniciativa të ndryshme, gjë të cilën e mirëpresin nxënësit duke e uruar edhe për festën e mësuesit.

Se shkollës i shkon për shtati të jetë e dominuar nga femrat, e thotë drejtoresha e “Nexhmi Mustafës”, e cila tregon se edhe paralelet e ndara të shkollës kanë vetëm mësuese, gjithsej 21.

Në këtë shkollë organizohen ngjarje të ndryshme që përkojnë me festat, përfshirë datat 7 dhe 8 Mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button