Teknologjia më vodhi jetën

Në një kafene, gjatë perëndimit të diellit, në Kopenhagë, teksa po qëndroja me partnerin, ndjeva heshtjen të mbizotëronte. Unë kisha thyer një ndër rregullat parësore gjatë vakteve, duke parë celularin dhe më keq akoma, duke kontrolluar email-in, transmeton Class.

Edhe pse të dy jemi të suksesshëm në karrierë, koha që i dedikojmë ushqimit është e rezervuar. Edhe sikur të kemi vetëm 24 minuta për të ngrënë diçka shpejt, gjithmonë qëndrojmë larg pajisjeve teknologjike.

Por si drejtuese e biznesit, ndjeva nevojën për të kontrolluar email-in, sepse ishte një periudhë ku në SHBA kishte shumë punë.

Nuk do të kishte qenë nndonjë problem i madh dhe ai me shumë mundësi nuk do ta kishte vënë re, nëse nuk do të hapja email-in nga një klient. Kjo më prishi humorin dhe më shkaktoi ankth, gjë që nuk më lejonte të përqendrohesha në asgjë tjetër.

I qetë dhe i duruar, partneri më mori dorën. Ai bëri një pyetje të cilën nuk do ta harroj kurrë:
“Por çfarë do të ndryshonte nëse nuk do ta lexoje atë email deri nesër në mëngjes?”
Për një moment, nervat më folën: “A nuk acarohet ndonjëherë me punën ky? Nuk kam qenë aty për të kur bëhej nervoz?”
Përpara se të flisja, mendova: “Nëse nuk do ta shihja këtë email deri nesër në mëngjes, do të ndryshonte ndonjë gjë?”

Përgjigjia ishte e qartë: “Nuk jam një shkruese lajmesh, por pse po veproj si e tillë?”

Kisha dy vite që isha shefja e vetes

Kjo pati ndikim të gjatë në mënyrën se si e balancoja punën dhe jetën. Për më tepër, ndikoi edhe në mënyrën se si menaxhoja pritshmëritë e klientëve dhe pritshmëritë e mia.

Edhe pse punova fort për të ndërtuar një karrierë fleksibël dhe sipas kushteve të mia, e njëjta gjë është e vërtetë për shumë të tjerë në botë, jashtë SHBA-së. Shumë kompani u japin kurajo punonjësve për të investuar në familjet e tyre.

Në Francë është e paligjshme për shefat t’u përgjigjen email-eve pas punës

Në Danimarkë është e rrallë të të kërkohët të punosh jashtë orarit. Asnjë nga miqtë që kemi vizituar atje, që nga avokatët e deri tek bankierët, nuk kontrollojnë email-in pas punës.

Edhe pse jo gjithmonë është e arritshme 100% dhe oraret nuk janë kurrë të qëndrueshëm, nëse e mbyll laptopin një herë … nuk e hap më email-in. Ndryshimi që ka sjellë në etikën e punës, lumturinë dhe aftësinë time për t’u fokusuar, ka qenë i papërshkrueshëm.

Ja çfarë kam përfituar nga kjo gjë:

1. Jam më produktive

Sigurisht, ka ditë kur nuk më bëhet të shkruaj as edhe një fjalë e jo më një artikull. Por i thoja vetes: “Unë jam drejtuesja e karrierës time!”
Tani gjatë gjithë pasditës nuk futem online. Duke e ditur që nuk kam për të kontrolluar asnjë email mundohem të jem më produktive në mëngjes.

2. Fle më mirë

Duke kontrolluar vazhdimisht email-in, më ndodhte të stresohesha nëse lexoja diçka jo pozitive. Filloja të mendoja shumë gjëra dhe kjo më pengonte të flija.

Tani, ende mund të kem vështirësi për t’u çuar, por së paku jam e shplodhur dhe me energji të reja.

3. Kam krijuar kufij dhe respekt

Duke mos hyrë në email, deri në mëngjes, kuptova se sa e rëndësishme është koha e pushimit, sepse ti merr energji për të punuar siç duhet kur të jesh online përsëri.

4. Jam më e kënaqur me punën dhe me jetën

Kur dilja me shoqërinë për kafe apo për darka, e hapja email-in vetëm kur isha në tualet. Tani e kuptoj që jam marrë edhe me gjëra që mund të prisnin.

Me pak fjalë, jam më e lumtur dhe jetoj çdo moment.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button