Takim ndërmjet dy kryeparlamentarëve, Talat Xhaferi dhe Vjosa Osmani

Talata Xhaferi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në Prishtinë u takua në Prishtinë me homologen e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Portalb.mk.

“Takimi i dy kryetarëve ishte në suazat e Programit me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Prishtinë”, deklaroi Xhaferi.

Në takim u theksuan nismat për bashkëpunimin bilateral dhe nismat rajonale.

U vlerësua procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si një hap drejt stabilitetit të rajonit.

Kryeparlamentari Xhaferi ndërkohë ia uroi marrjen e detyrës së re Vjosa Osmanit, duke e paralajmëruar se është detyrë që kërkon përkushtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button