Nëna e Adam Lanzas: E mirë, bujare, por jo bash në rregull! (VIDEO)

Teksa tërë bota pyet se pse 20 vjeçari Adam Lanza – që vuante nga autizmi dhe çrregullimet e personalitetit – vrau 27 vetë e në fund edhe veten, mediat amerikane zbulojnë se edhe nëna e tij 52 vjeçare, Nancy, nuk ishte bash në rregull, ndonëse për të gjithë ishte grua e dashur dhe e sjellshme.

Fqinjët dhe të njohurit e përshkruajnë atë si një grua të mirë dhe bujare, por shumë paranoike, e cila çmendurisht është përgatitur për fundin e botës ose një kolaps të plotë ekonomik që sipas saj do të kulmonte në dhunë. Kjo është arsyeja se pse kjo adhuruese e armëve për “ditët të zeza” kishte vendosur që të armatoset deri në dhëmbë dhe të furnizohej me rezerva të ushqimit dhe të ujit. 

Këto pretendime i ka konfirmuar edhe kunata e saj Marsha Lanza, e cila tha se obsesioni i Nancyt për armë ishte pjesë e përgatitjeve për kolapsin ekonomik dhe shoqëror që ajo besonte se do të ndodhë.

“Përgatitej për më të keqen. Herën e fundit kur e kemi vizituar, kemi biseduar për këtë dhe ajo pyeti nëse ne jemi gati për atë që mund të ndodhë pas kolapsit të sistemit ekonomik”, thotë Marsha./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button