Juventus-Inter, Ronaldo “frika” e zikaltërve, por kujdes Higuainin

Do të jetë një derbi ndryshe ky i kësaj here mes Juventusit dhe Interit. Një stadium i boshatisur për shkak të Coronavirusit, që ka vënë në alarm jo vetëm Italinë, transmeton SS.

Mungesa e tifozëve do ta bëjë më pak të bukur këtë sfidë, por sidoqoftë do të jetë një ndeshje në të cilën 3 pikët është objektivi i vetëm në të dy kampet. Në sfida të tilla ka protagonistë të cilët kthehen ne makth për kundërshtarin. Elementë të cilët në çdo përballje arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës.

Tek Interi, vëmendja do të jetë te Cristiano Ronaldo, i cili mbetet kërcënimi kryesor për portën e zikaltërve, por sidoqoftë kujdesi nuk duhet fokusuar vetëm te portugezi. Gonzalo Higuain është një tjetër protagonist i kësaj sfide. Në ndeshjen e fazës së parë të kampionatit argjentinasit i mjaftuan vetëm 17 minuta në fushën e blertë.
Ajo ndeshje u fitua nga bardhezinjtë në shifrat 2-1 dhe një gjë e tillë u bë e mundur pikërisht falë Gonzalo Higuainit. Edhe pse argjentinasi nuk shënon që prej 15 janarit të këtij viti, në takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë, ndaj Udineses, në përballje të tilla kundërshtari është i paralajmëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button