Disa arsye pse shtëpia mban erë të keqe

Ka disa arsye pse shtëpia jonë mund të mbajë aromë të keqe përfshirë aromat e gatimit, mbetjet ushqimore ose rrobat e palara, transmeton Class.

Por ka dhe faktorë të tjerë ‘të fshehur’, siç është myku, i cili përveç aromës së tmerrshme, shkakton edhe probleme shëndetësore.  Ja çfarë i shkakton aromat e këqija:

1. Myku i fshehur

Nëse ndjeni aromë myku duhet të keni parasysh se mund të jetë shkaktuar nga problemet me hapësirat në murë, rrjedhjet hidraulike ose ventilimi i dobët në tualet apo kuzhinë.

Çfarë të bëni?

a. Nëse myku është në një hapësirë të vogël, mund ta pastroni vetë me ujë dhe sapun.

b. Në raste të hapësirave më të mëdha, duhet të thërrisni një profesionist.

c. Por zgjidhja më e mirë është parandalimi. Përpiquni të mbani çdo gjë të thatë dhe përdorni ventilim të mirë.

2. Probleme elektrike

Nëse ndjeni aromë peshku me siguri keni probleme me mosfunksionimin e telave. Sipas ekspertëve, kur telat dhe pjesët plastike shkrihen ose digjen, mbajnë aromë peshku.

Çfarë të bëni:

a. Në këto raste, edhe kur e keni zbuluar se nga vjen aroma, duhet të thërrisni një elektriçist, sepse problemet elektrike mund të jenë shumë të rrezikshme.
Kur problemi të jetë zgjidhur, nuk do të ndjeni më aromë të keqe nga vendi ku telat ishin dëmtuar.

3. Gazi

Rrjedhja e gazit është një gjë e rrezikshme për t’u menaxhuar. Nëse ndjeni aromën e vezëve të kalbura në shtëpi, ka shumë mundësi të keni rrjedhje gazi.

Çfarë të bëni:

a. Gjëja e parë që duhet të bëni është të mbyllni gazin dhe të mos ndizni asnjë dritë apo pajisje të tjera. Dilni jashtë dhe telefononi kompaninë e gazit që të vijë të kontrollojë dhe të riparojë problemin. Gjithashtu, informoni komshinjtë për këtë.

b. Pasi problemi të jetë zgjidhur, hapni dyert dhe dritaret për të ajrosur ambjentin.

4. Tapeti

Nëse ndjeni aromë papastërtie të vazhdueshme, duhet të bëni diçka me tapetët tuaj.

Çfarë të bëni:

a. Pastroni tapetin në mënyrë natyrale me sodë duke e shpërndarë aty ku është e nevojshme dhe më pas përdorni fshesën me korrent.

b. Mund të provoni edhe një produkt që përdoret posaçërisht për pastrimin e tapetëve.

5. Pjatalarëset

Ato mund të shkaktojnë aroma të pakëndshme pas përdorimit të gjatë. Duhet t’i pastroni herë pas here që të shmangni aromën e keqe.

Çfarë të bëni:

a. Provoni ta pastroni pjatalarësen me një filxhan uthull ose me sodë buke.

b. Një pastrim më i ‘thellë’ do të arrihej duke pastruar filtrin, në të cilin mblidhen të gjitha mbetjet e ushqimeve.

c. Duhet të pastroni edhe gominën përreth derës, për të cilën mund të përdorni uthull dhe ujë të ngrohtë.

6. Muret

Muret e shtëpisë mund të shkaktojnë aromë të keqe gjithashtu. Prandaj, duhet të pastrohen dhe të lyhen herë pas here. Nëse ndjeni gjithmonë aromë të keqe kur hyni në shtëpi, duhet të filloni të pastroni muret.

Çfarë të bëni:

a. Përzieni uthull dhe ujë të ngrohtë në një shishe sprucuese, aplikojeni në mur dhe pastaj fshijeni me një copë.

b. Përdorni amoniak. Përveç pastrimit të mureve dhe largimit të aromave të këqija, kjo largon edhe njollat e cigares. Aplikojeni në mur dhe prisni disa minuta. Në fund pastrojeni me ujë të ngrohtë.

c. Muret mund t’i lyeni vetëm pasi t’i keni pastruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button