Itali, 197 të vdekur dhe 4636 të infektuar nga koronavirusi

Autoritetet italiane kanë publikuar bilancin e fundit të epidemisë së koronavisurit në Itali, transmeton OraNews.

24 orë nga statistikat e fundit zyrtare janë regjistruar 49 viktima më shumë e rreth 800 të infektuar të tjerë.

Në nivel kombëtar koronavirusi në Itali deri në orën 17.00 të datës 6 mars, ka shënuar 197 viktima e 4636 të infektuar.

Autoritetet italianë theksojnë se ende nuk është e qartë nëse koronavirusi ka qenë motivi kryesor i vdekjes së viktimave,  por fakt është që shumica e tyre vuanin nga patoligji të tjera të rënda.

Mosha mesatare e viktimave është nga 66 deri në 94 vjeç.

Numri i personave të kuruar e të shëruar nga koronavirusi është 523.

Ndër personat pozitivë nga koronavisuri 462 janë në gjendje të rëndë e po kurohen në repartet e terapisë intesive, 2394 në struktura spitalore e 1060 në kushte shtëpie.

Rajoni i Lombardisë mbetet më problematiku me 2812 të infektuar e 135 vitkima, Emila Romagna me 870 raste pozitive e 37 viktima e Veneto me 488 të infektuar e 12 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit numri i personave të infektuar është rritur në territorin e provincës së Romës ku ka arritur në 54 të infektuar e sot ka regjistruar viktimën e parë.

Rajoni me numrin më të ulët të personave me koronavisur është ai i Bazilikatës ku deri më sot janë vetëm 3 raste, më pas vjen Bolzano e Calabria me 4 raste e Sardenja me 5 të infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button