PDSH bojkoton koordinimin te Veljanoski

Deputetët e Partisë demokratike shqiptare edhe kësaj radhe e bojkotuan koordinimin e filluar para pak kohësh nga Trajko Veljanoski, ku partitë duhet të bien dakord në lidhje me atë se si do të vazhdojnë debatet në Komisionin për financa dhe buxhet dhe në Komisionin juridiko-ligjdhënës, ku në rend dite është debati për buxhetin për vitin 2013.

Në koordinimin është kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski,  kryetari i Komisionit për financa dhe buxhet, Marjanço Nikollov, kryetarja e Komisionit juridiko-ligjdhënës, Blagorodna Duliç, ministri i Financave, Zoran Stavreski dhe përfaqësues  të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së./Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button