Ja si tifozët italian në vitin 2003 e kishin paralajmëruar Coronavirusin

Virusi Coronacirusi është kthyer në një problem shqetësues për shtetin italian i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pak ditë më parë, transmeton OraNews.

E ndërsa autoritet po merren me parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse një banderolë është bërë objekt diskutimesh. Një foto e publikuar nga Giorgio Corona, një ish-futbollist i spikatur nga Catanzaro pranë Catanias në vitin 2003 është bërë shumë aktuale në ditët e sotme. Përvoja me klubin kalabrez ishte shumë e rëndësishme, aq sa u bë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe idhull i tifozerisë.

Kaq shumë impakt kishte lojtari, sa në një kohë iu kushtua banderola “I infektuar me Coronavirus”. Tani që virusi ekziston me të vërtetë, kjo banderolë e para disa viteve (2003) ka marrë sërish vëmendje. Dhe i njëjti person, pra Giorgio ka vendosur t’i publikojë sërish këto imazhe të banderolës, duke marrë shumë mesazhe nga fansat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button