Basha: Parlament me dy dhoma

E premtja do duhej t’i dedikohej ndryshimeve të sistemit zgjedhor dhe depolitizimit të administrates zgjedhore, por demokratët kërkuan krejt papritur shtyrje të tryezës politike për të hënën, transmeton TopChannel.

Ndryshe nga të mëdhenjtë opozita e re ishte përgatitur për të bërë publike propozimet e saj për sistemin, duke ofruar katër opsione:

1-Sistem proporcional kombëtar sipas modelit të Kosovës, me një zonë zgjedhore dhe 100 deri 140 deputete. 2- Sistem proporcional rajonal i korrektuar me listë kombëtare, 3–Sitem proporcional rajonal I grupuar në katër rajone, 4-Sistem mazhoritar I korrektuar me listë proporcionale kombëtare.

Propozimet e opozitarëve të rinj, bashkohen në një pikë, listat e hapura, ndërsa me i guximshmi duket se është opsioni për ndryshimin e sistemit aktual në proporcional rajonal i cili e ndan Shqipërinë në 12 zona zgjedhore të grupuara në katër rajone zgjedhore.

Propozimi i cili prek një tjetër reformë shumë të debatueshme atë administrative territoriale, të cilën Partia Demokratike kërkon ta zhbëjë tërësisht. Lulzim Basha zgjodhi që propozimet e partisë që ai drejton për reformimin e sistetmit para se t’i diskutojë nëe tryezën politike të reformës t’i bëjë publike më parë në një takim me të rinjte dhe intetelektualët.

“Ngritjen e një senati. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit. Parlament me dy dhoma. Shumë vende kanë dy dhoma parlamenti. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma. Është koha ta bëjmë dhe ne. Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë”, tha Basha.

Socialistët janë komod me sistemin aktual, por shprehen të hapur për diskutime nëse dy opozitat parlamentare dhe jashtëparlamentare kërkojnë prekjen e sistemit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button