Çfarë përfitojmë nëse mësojmë të vizatojmë

Ju mund ta mendoni vizatimin si një përpjekje artistike që ndiqet vetëm nga disa të që e ëndërrojnë, por është shumë më tepër se kaq. Çdokush mund të vizatojë. E dini çfarë përfitoni kur mësoni se si të vizatoni?

1. Përmirësoni kujtesën

Sipas disa studimeve, vizatimi ka ndikim të madh në kujtesën tuaj afatshkurtër dhe afatgjatë. Kështu, nëse nuk mund të kujtoni se ku i keni lënë çelësat, vizatimi mund të jetë një mënyrë e mirë për të përmirësuar kujtesën, transmeton Class.

2. Ju jep aftësi komunikuese

Për shkak se nuk ka fjalë në vizatim, të skicosh rregullisht ju sforcon të mendoni për mënyra të tjera komunikimi. Artistët fokusohen më shumë tek shprehjet e fytyrës, gjuha e trupit dhe tek ndikimi i ngjyrave dhe formave. Mënyra se si kjo ndikon në komunikim është e mrekullueshme: ju do të kuptoni më shumë se ç’do të thonë shprehi të caktuara të fytyrës dhe do të jeni në gjendje t’i dalloni tek njerëzit me të cilët komunikoni.

3. Përmirëson aftësinë për të zgjidhur probleme

Vizatimi ju ndihmon të imagjinoni zgjidhje dhe këndvështrime të ndryshme për një situatë të caktuar.

4. Ul nivelin e stresit

Vizatimi stimulon qarkullimin e gjakut në pjesën e përparme të trurit. Kjo ju qetëson dhe ju bën të harroni problemet. Sipas një studimi, rezulton se 75% e njerëzve që merren me art janë më të qetë dhe të paqtë se të tjerët.

Nëse ndiheni entuziastë rreth këtyre përfitimeve, merrni një laps dhe një letër për të nisur punën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button