fbpx

Fushatat qeveritare, derdhje parash për rejting personal

Fushatat e njëpasnjëshme të Qeverisë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve ose për të promovuar ndonjë masë të re të nga to bëhen kryesisht për qëllime politike dhe ngritje të rejtingut personal. Përmes spoteve publicitare dhe materialeve tjera qeveria në mëson si të jemi më të mirë, si të bëhemi tolerant, të qeshim, të lexojmë, të hedhim mbeturinat në shportë, të mos abortojmë. 

Por, askush deri më tani nuk ka matur efektin e tyre te popullata, ndërsa fakt është që derdhen sasi marramendëse të parave për të realizuar ato. Kështu vlerësojnë ekspertët e lëmisë. Madje kjo e fundit për tolerancë ndër-etnike dhe religjioze “Dielli lind për të gjithë” me sa duket ka efektin e kundërt sepse dita ditës ndodhin incidente ndër-etnike, theksojnë ato.

Komunikologu Sefer Tahiri është i mendimit se fushatat realizohen për motive politike, për motive zgjedhore dhe për ngritje të besueshmërisë ndaj partisë në qeveri.

“Disa prej tyre janë në esencë diskriminuese, pasi u drejtohen kryesisht maqedonasve apo opinionit publik maqedonas meqë anashkalohet publiku shqiptar dhe se është i dyshimtë sinqeriteti dhe kredibiliteti moral të porosive që fushatat i përcjellin dhe të cilat financohen me paratë e buxhetit, i cili mbushet edhe nga paratë e qytetarëve shqiptarë” tha Tahiri për Portalb.

Është indikator fakti se 90% e fushatave punohen nga agjencia për reklamim “Republika” dhe deri sot në konton e kësaj agjencie janë derdhur miliona euro.

Eksperti i komunikimit Petar Arsovski thotë se me fushatën për bashkëjetesë qeveria në të vërtetë bën të kundërtën e asaj të cilën e pretendon.

“Sa i përket fushatës për bashkëjetesë më të mirë, qeveria më shumë punë do kryente nëse ajo do e shprehte vullnetin e saj në vendet e duhura. Ne kemi shumë probleme si rasti i “Branitellave”,  tabelat në Çair, rrahjet mes të rinjve e kështu me radhë. Raste në të cilat qeveria mund në vendngjarje të dëshmon më shumë se fushatat e saja që ajo është pro bashkëjetesës”, tha Arsovski. Fushatat kanë shumë pak efekt, potencon ai.

“Reklamat të cilat u referohen problematikave të kodit etik, kanë efekt minimal. Ndërsa për fushatën e bashkëjetesës është edhe më keq, sepse qeveria e vepron të kundërtën e asaj që e reklamon”, shtoi Arovski.

Në lidhje me fushatën e stimulimit të rritjes së natalitetit, nga Ministria për punë dhe politikë sociale thonë se duhet promovuar fakti që ka mbi 9000 familje të cilat e marrin këtë ndihmë financiare.

“Deri tani janë paraqitur dhe marrin fonde 9050 familje për fëmijën e tyre të tretë, kjo duhet promovuar ”, tha zëdhënësi Davor Politov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button