I ftohti siberian pritet të vijë në Maqedoni

Dy ditët e fundit ishin më të ngrohtat që mund të përjetojmë, pasi prej ditës së nesërme, pritet një valë akoma më dramatike e të ftohtit e cila do ta përfshijë Maqedoninë. Nga Enti Hidro-Meteorologjik njoftuan se moti do të jetë akoma më i ftohtë veçanërisht në fundjavë.

Temperatura standarde në Shkup do të variojnë të premten nga -15 deri në 4 gradë. Por në zonat e larta malore temperaturat do të jenë akoma më të ftohta, si minimale, edhe ato maksimale do të jenë nën zero. 

Autoritet bëjnë thirrje që qytetarët të mos dalin në udhëtime të panevojshme për shkak të të ftohtit dhe akseve rrugore të bllokuara nga dëbora. Nga qendra për menaxhimi e krizave, u bënë apel shoferëve që të mos lëvizin pa pajisjet dimërore.

Vala e të ftohtit siberian ka pushtuar gjithë Ballkanin duke shënuar deri tani mbi 10 viktima. Situata më dramatike paraqitet në Serbi, ku u shënua edhe temperature më e ulët, -23 gradë. Këto ditë, 1 person vdiq në Maqedoni, një në Shqipëri, një në Kosovë, 2 në Serbi, 3 në Bullgari, dhe 4 në Kroaci./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button